Gazetarët britanikë i bëjnë kamera të fshehtë shqiptarit: Ky është “Luani i artë” që trafikon emigrantët në Angli

Gazetarët britanikë të “Daily Mail” kanë inskenuar një takim me një shqiptar i cili dyshohet se është i përfshirë në kontrabandimin e emigrantëve shqiptarë drejt Anglisë.

Përmes kamerës së fshehtë, ky shqiptar të cilin e njohin me nofkën “Luani i artë” (Golden lion) takohet me disa shqiptarë të tjerë të cilët i kërkojnë ndihmë për të shkuar në Britani të Madhe.

“Ai mund të bëjë 1 milion Paund në javë duke dërguar emigrantë në Britani me gomone”, shkruan Daily Mail.

Ai premtoi gjithashtu se autoritetet britanike do t’i ndihmojnë emigrantët duke u dhënë ushqim dhe gjithçka tjetër që ju nevojitet, dhe më pas do t’i dërgojnë në një hotel. Pas kësaj mund të shkojnë ku të duan.

“Pak orë pas takimit tonë, gangsteri shqiptar u kap nga policia franceze dhe u lirua mëngjesin tjetër”, shkruan Daily Mail.

Regjistrimi me kamera të fshehtë i shqiptarit të cilin e quajnë “Luani i artë” është realizuar në Francë. Pikërisht nga brigjet franceze nisen gomonet me emigrantët shqiptarë brejt brigjeve të Britanisë së Madhe, aty ku i presin anëtarë të tjerë të organizatave kriminale.  /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share