Gaza dhe Izraeli nisin sulmet ajore pas tërheqjes nga Jenin

Në kamp dëmet janë të mëdha, Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë takim me dyer të mbyllura për situatën

Militantët palestinezë në Rripin e Gazës hodhën pesë raketa në drejtim të Izraelit, ndërsa forcat e saj u tërhoqën nga kampi palestinez Jenin pasi kryen një nga operacionet e tyre më të mëdha ushtarake në Bregun Perëndimor. Sulmet ajore nxitën aktivizimin e sistemit të mbrojtjes ajrore Iron Dome në jug të Izraelit. Si kundërpërgjigje avionët izraelitë goditën një objekt të prodhimit të armëve nëntokësore të Hamasit. Videoja e filmuar nga Izraeli tregonte raketat të cilat ndriçuan qiellin, ndërsa u kapën nga sistemi i mbrojtjes ajrore. Nuk pati raportime për të lënduar apo viktima.

Gjihashtu një tjetër shpërthim i madh u pa mbi horizontin e qytetit të Gazës. Shpërthimi ndodhi pas tërheqjes së forcave izraelite nga qyteti Jenin i Bregut Perëndimor. Forcat izraelite filluan të largoheshin nga kampi i refugjatëve Jenin të martën vonë. Ushtria tha se kishte kryer një “operacion kundër terrorizmit”, ndërsa ministria e jashtme palestineze e quajti përshkallëzimin një “luftë të hapur kundër popullit të Jeninit”. Ndërkaq situata mbetet më e qetë në kampin Jenin. Palestinezët janë kthyer në kampin e refugjatëve Jenin në Bregun Perëndimor të pushtuar duke u përballur me skena të shkatërrimit të gjerë pas bastisjes dy-ditore të ushtrisë izraelite.

Makina të dëmtuara, shtëpitë dhe bizneset të shkatërruara pas bastisjes në kampin e refugjatëve. Në kamp, ​​mungon gjithashtu uji i pijshëm dhe energjia elektrike. Tërheqja shkaktoi të shtëna më intensive mes trupave dhe militantëve palestinezë, si dhe përleshje të dhunshme në rrugë. Të paktën 12 persona janë vrarë nga këto sulme dhe mbi 100 persona kanë mbetur të plagosur. Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një takim për të diskutuar situatën.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share