Al-Nassr rezervon strehim për portugezin
Klubi Al Nassr nga Arabia Saudite, ka planifikuar testet mjekësore për Cristiano Ronaldon teksa po punojnë për të përfunduar përpilimin e kontratës. Ronaldos i është ofruar një marrëveshje prej 75 milionë dollarësh në vit, dhe në Riad optimizmi është i lartë se klubi do të sigurojnë një nënshkrim që do të shihej si goditja më e madhe në histori për futbollin në rajon.
Mësohet se Klubi Al Nassr ka rezervuar strehim për Ronaldon dhe këshilltarët e tij. Ata shpresojnë të kenë një marrëveshje të finalizuar në kohë, para hapjes së merkatos së Janarit. Kushtet e përgjithshme të kontratës së Ronaldos me Al Nassr tashmë janë rënë dakord. Në Al Nassr, ai do të kishte një rol të jashtëzakonshëm në drejtimin e klubit, duke u shtrirë deri në emërimin e menaxherit nëse do të dëshironte.
Përveç pagës me vlerë më të madhe se 1 milion dollarë në javë, Ronaldo mund të fitojë shumë më tepër përmes marrëveshjeve për të drejtat e imazhit në mbretërinë e Arabisë Saudite. Nëse ai nënshkruan, pritet që të marrë edhe një rol në kandidaturën e mundshme të Arabisë për Kupën e Botës 2030.
Raportet në Francë kanë lidhur gjithashtu Al Nassr me një lëvizje për N’Golo Kante, mesfushorin ndërkombëtar francez, kontrata e të cilit me Chelsean skadon në fund të sezonit.
Tv Klan