Është gati protokolli, sipas të cilit, javën e ardhshme do të priten 5 pacientët e parë që mjekohen jashtë vendit – njoftoi Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.
Sipas tij, 5 pacientët pritet të mbërrijnë të mërkurën ose të enjten, kurse do të priten me makina speciale që do t`i përmbahen protokollit dhe informacioneve për gjendjen e pacientëve, pas cka, sic tha, do të akomodohen nëpër spitale nga ku paraprakisht janë lëshuar pacientët dhe ku do t`u bëhet trijazha e parë.
“Protokollet do të publikohen në ueb-faqen tonë, gjithahstu do të dërgohen edhe në MPJ si dhe tek të gjitha vendet tjera. Do të kemi ekipe të posacme që do të punojnë me këtë protokoll. Do të kemi ekipe speciale që do t`i pranojë dhe automjete speciale që do t`i dërgojnë dhe akomodojnë nëpër spitale” – tha Ministri Taravari.