Gati ndryshimi i ri në WhatsApp

Rrjeti social i mesazheve WhatsApp do të bëjë ndryshime sa i përket bisedave.

Konkretisht, përdoruesit do të lejohen që të editojnë apo modifikojnë mesazhet që kanë dërguar tek bashkëbiseduesit.

Një veçori kjo që ekziston aktualisht në aplikacionet rivale si Telegram dhe Signal.

WhatsApp thotë se mesazhet mund të modifikohen deri në 15 minuta pasi janë dërguar. Më vonë se kaq, ky opsion nuk do të jetë i mundur.

Kompania ka bërë të ditur se ky modalitet do të jetë në funksionim javët e ardhshme.

Mesazhet e modifikuara do të emërtohen “të redaktuara” për t’u kuptuar nga bashkëbiseduesit që janë edituar.

Ky shërbim i ri në WhatsApp ofrohet për të korrigjuar gabime të thjeshta drejtshkrimore në një mesazh të dërguar.

Shërbimi i redaktimit të tekstit është aplikuar nga Facebook rreth 1 dekadë më parë. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share