Miliarderi Bill Gates parashikon tri profesionet që do të kenë më tepër sukses në tregun e punës, në të ardhmen.
Nisur nga sugjerimet e Gates, duket se do të penalizohen disi ata që nuk shkëlqejnë me shifrat dhe shkencën.
Bazuar në disa të dhëna që ka mbledhur, themeluesi i Microsoftit, pohoi se në vitet në vazhdim, njerëzit më të kërkuar në tregun e punës do të jenë ata që vijnë nga fusha e shkencës, inxhinierisë dhe ekonomisë.
“Mendoj se duhen njohje të shkencave, aftësive në matematikë, ekonomi… Në të ardhmen, do të ketë kërkesë të lartë nga këto fusha”, u shpreh Gates, në një bisedë me Daniel Rothin nga LinkedIn.
“Nuk është e domosdoshme që të shkruani në kode, por duhet të kuptoni çfarë mund të bëjnë inxhinierët dhe çfarë nuk mund të bëjnë”, vijoi ai më tej.
Ai theksoi se personat e suksesshëm që do të vijnë nga këto fusha, do të jenë në gjendje të sjellin ndryshime në të gjitha institucionet.