Në fjalimin e tij të parë pas marrjes së detyrës së kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi falënderoi të zgjedhurit e popullit për besimin e dhënë dhe tha se do të garantojë të drejtën e qëndrimit dhe fjalës personale si për deputetët e qeverisë ashtu edhe për ata nga opozita. .
Në seancën e sotme konstituive, Kuvendi me 76 vota pro dhe 6 kundër zgjodhi Afrim Gashin kryetar të ri të Kuvendit.
Deputetët nga E Majta votuan kundër zgjedhjes së Gashit, ndërsa deputetët e Frontit Evropian të udhëhequr nga BDI nuk ishin të pranishëm në sallë.