Gashi: Opozita ka kërkuar mbështetjen e një figure jashtë Maqedonisë siç është Kurti, për të kompensuar mungesat e tyre dhe kjo është dobësi

Analisti Astrit Gashi në një deklaratë për Debat Plus ka vlerësuar se Bashkimi Demokratik për Integrim ka ruajtur lidhje të forta me Kosovën dhe Shqipërinë, duke arritur të komunikojë efektivisht agjendën e saj politike
Sipas Gashit, partitë opozitare në Maqedoninë e Veriut, duke përfshirë lëvizjen Besa, i kanë shpjeguar qëndrimet e tyre jo vetëm brenda vendit por edhe në arenën ndërkombëtare, veçanërisht në Turqi. Gashi shton se përpjekjet e opozitës për të fituar mbështetje nga figura të njohura si Albin Kurti tregojnë një mungesë të brendshme dhe një përpjekje për të kompensuar dobësitë e tyre në zgjedhjet vendore. Ai thekson se ndërhyrja e figurave të huaja në zgjedhje është ndryshe nga përfshirja e mediave, duke u shprehur se ka një dallim të qartë kur bëhet fjalë për ndikimin e kryeministrave të shteteve në proceset zgjedhore.

“BDI-ja ka arritur t’i ruaj lidhjet më të forta me Kosovë dhe Shqipëri dhe ka arritur që agjendën e saj ta shpjegojë më mirë se partitë opozitare. Partitë opozitare përfshirë Besën më të rëndësishme kanë që të shpjegojnë para Turqisë se përpara shqiptarëve. Ideja e BDI-së se përse janë të rëndësishme zgjedhjet në Shqipëri, dhe përse është e rëndësishme që të fitojë BDI-ja ka zë në mediat e Kosovës më shumë se ata të opozitës.
Opozita e ka problemin më të madh jo me BDI-në, por me veten e saj, e dyta opozita nuk ka të drejtë të flasi për financat që jep BDI-ja nëse jep normalisht për të cilat nuk kemi fakte, kur ajo ajo fitoren e zgjedhjeve në Maqedoni kërkon ta fitojë nëpërmjet përkrahjes së Albin Kurit. Arsyeja që opozita ka kërkuar ndihmë nga Kurti është se figura e tij është shumë e përlqyer në Maqedoni. Por ata po kërkojnë një figurë jashtë Maqedonisë që t’u kompenzohen mungesat e tyre për të fituar zgjedhjet, kjo është dobësi e tyre.
E dyta nëse flasim për ndërhyrje nuk mundesh të krahasosh studiot televizive, me kryeministrin e Kosovës, sepse ata nuk vinë që të ndërhyjnë në zgjedhje, dhe ka dallim të madh kur përzihen shfat e shteteve”, tha Gashi./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share