Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi në një intervistë për A2CNN tha se votuesi shqiptar ndryshe voton në zgjedhjet lokale, ndryshe në ato presidenciale dhe parlamentare. Ai tha se VLEN prin me vota tek shqiptarët.
“Me 8 maj është një betejë krejt tjetër votohet për zgjedhje parlamentare për mandate për përfaqësim në katër vitet e ardhme. Jam i bindur se shumica e shqiptarëve e duan ndryshimin, rezultati i djeshëm do t’i motivojë shtesë, dhe jam i bindur që ne do të jemi fitues në kampin shqiptarë, ndërsa sa i përket legjitimitetit, VLEN-i do të duhet medoemos të jetë pjesë e pushtetit dhe nuk guxon të ketë qeveri pa VLEN-in, për shkak se ajo do të llogaritej se nuk ka legjitimitet të votës shqiptare”, ka deklaruar Gashi, kryetar i Alternativës.