Gashi: Interpretimi objektiv i ligjit nuk do të sjellë asnjë problem!

‘IDEJA E MARRËVESHJES SË OHRIT KA QENË QË GJUHA SHQIPE TË JETË ZYRTARE’

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi konsideron se interpretimi objektiv i ligjit për Gjuhët nga ana e Gjykatës Kushtetuese nuk do të sjellë asnjë problem. Në një intervistë për gazetën LAJM Gashi thekson se përdorimi gjuhës shqipes në RMV nuk është në nivelin e duhur, sipas tij, beteja politike e partive shqiptare duhet të zhvillohet në drejtim të barazimit të gjuhës shqipe me maqedonishten, ashtu siç ishte edhe ideja e Marrëveshjes së Ohrit, që gjuha shqipe të jetë gjuhë zyrtare.

“unë besoj thellë se një lexim i drejtë i gjykatës kushtetuese do ta avanconte përdorimin e gjuhës shqipe në nivel të gjuhës zyrtare, për shkak se amendamenti V thotë gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj është zyrtar, si dhe gjuha të cilën e flasin mbi 20%, tjetër nga shumica, është gjithashtu është e njejtë në përdorim me gjuhën maqedonase. Unë kam biseduar edhe me të ndjerin Xhejms Perdju i cili ka qenë njëri prej lehtësuesve dhe negociatorëve të Marrëveshjes së Ohrit. Ai në një debat publik pati thënë se përse nuk është gjuha shqipe zyrtare duhet t’i pyesni politikanët. Ideja e Marrëveshjes së Ohrit ka qenë që gjuha shqipe të jetë zyrtare në nivel të shtetit dhe prandaj unë jam I relaksuar nga ajo se si do të interpretohet. Mjafton të interpretohet objektivisht dhe mendoj se nuk do të ketë asnjë problem. Por, nga ana tjetër, ne duhet të mësohemi të mos shfaqim frikë sepse ajo i bie se ne e kemi kontrabanduar gjuhën shqipe. Nuk është ashtu. Gjuha shqipe dhe niveli i gjuhës shqipe është i mangët. Nuk është në nivelin që duhet të përdoret dhe beteja jonë politike duhet të zhvillohet në drejtim që t’i bindim palët në vend që gjuha shqipe një ditë të jetë zyrtare, bashkë me maqedonishten”, është shprehur Gashi. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share