Gashi bëri dua për Srebrenicën në Kuvend, reagojnë VMRO-DPMNE dhe LSDM: Ritet fetare nuk kanë vend në parlament!

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut përkujtoi sot gjenocidin në Srebrenicë, me ç’rast kryeparlamentari Afrim Gashi bëri dhe dua.

Për këtë veprim kanë reaguar nga VMRO-DPMNE dhe LSDM.

Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se i respektojnë të gjitha fetë dhe ritet fetare, por shtojnë se Kuvendi nuk është dhe nuk guxon të jetë vend për organizimin e ceremonive fetare, sepse Maqedonia është vend laik.

“Ne i respektojmë të gjitha fetë dhe ritet fetare. Por, duam të theksojmë se Kuvendi nuk është dhe nuk guxon të jetë vend për organizimin e ndonjë ceremonie fetare, sepse Maqedonia me Kushtetutë është e përcaktuar qartë si shtet laik. Tek ne nuk ka vend për ritualet fetare në institucionet shtetërore dhe as shteti nuk ka të drejtë të ndërhyjë në punën e bashkësive fetare. Në lidhje me ngjarjen e përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë, ku njëri nga pjesëmarrësit abuzoi me ftesën dhe organizoi një lutje islame në këtë institucion shtetëror, shprehim dënimin më të ashpër. Me këtë procedurë nuk bëhet asnjë respekt për viktimat e Srebrenicës, por përkundrazi, kjo paraqet keqpërdorim të rëndë të kësaj tragjedie për të fituar pikë politike. Tragjedia e Srebrenicës duhet të jetë një kujtesë e rëndësisë së paqes dhe respektimit të të drejtave të njeriut, jo një rast për konflikte dhe ndarje të panevojshme”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Ndërkaq, nga LSDM thonë se ritet fetare nuk kanë vend në Kuvendin e RMV-së, ata u bëjnë thirrje institucioneve kompetente që të veprojnë dhe për këtë rast të ketë përgjegjësi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share