Kryeparlamentari Afrim Gashi ka pritur në kabinetin e tij, Ambasadoren e SHBA-së në Shkup, Anxhela Ageler.
Shtyllë e fuqishme në bashkëpunimin dypalësh paraqet Deklarata për partneritet strategjik RMV-SHBA si dhe dialogu Strategjik midis dy qeverive I vitit 2022 – thuhet në komunikatën e kabinetit të Gashit.
Sic thuhet në komunikatë, Kuvendi kryeson me Asamblenë Parlamentare të Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore dhe nga 18 deri më 20 qershor, në Kuvend do të mbahet sesioni I 11-të plenar, që sipas kabinetit të gashit, paraqet përkushtimin e vendit për thellimin e bashkëpunimit rajonal.
“Ageler ka shprehur gatismërinë e SHBA-së për thellimin e marëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve, kurse i ka potencuar edhe pritjet për vazhdimin e zbatimit të reformave të vendit, sikurse sundimin e së drejtës, reformat në gjyqësor dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit”, thonë nga Kabineti I Kryeparlamentarit Gashi.
Sipas komunikatës, Gashi dhe Ageler, janë pajtuar që në të ardhmen kujdes më të madh t`i përkushtohet cështjeve ekonomike, me qëllim të përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve, përmirësimit të sistemit arsimor si dhe tërheqjen e investimeve të huaja, me cka vendi do të bënte progress në rrugën evropiane. /tvklan.mk