Garë e ngushtë për Senatin Amerikan

REPUBLIKANET KRYESOJNE NE DHOMEN E ULET TE KONGRESIT

Një garë e ngushtë është duke u zhvilluar mes demokratëve dhe republikanëve për Senatin. Republikanët kanë fituar epërsinë në Dhomën e Ulët të Kongresit. Xhorxhia, Uiskonsi, Arizona dhe Nevada janë 4 shtetet federale, ku diferenca mes rivalëve është e diskutueshme.

Demokratët mund të humbasin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve ndërsa një betejë e ashpër është duke u zhvilluar për Senatin.

Kandidatët zhvilluan fushata që fokusoheshin në të drejtat e abortit dhe paralajmërimet se demokracia amerikane ishte në rrezik, ndërsa republikanët fajësuan Presidentin Joe Biden për rritjen e kostos së jetesës. Vëmendje e veçantë është tek dy dhomat e Kongresit kur kanëe mbetur edhe katër vende. Për demokratët dhe republikanët nga numërimet e votave të deritanishme të dy kanë numër të barabartë 48 senatorë.

Demokrati John Fetterman ka shpallur fitoren në Pensilvani dhe nëse ai shpallet fitues në këtë shtet do të ishte një fitore e rëndësishme për demokratët në Senat. Xhorxhia, Uiskonsi, Arizona dhe Nevada janë 4 shtetet federale, ku deri më tani diferenca mes rivalëve është e diskutueshme.

Ndërkohë, guvernatori republikan i Floridës Ron DeSantis ka deklaruar fitoren e tij.  Vetëm katër vjet më parë, DeSantis fitoi me më pak se gjysmë pikë përqindjeje. Diferenca e madhe e fitores së tij do të nxisë më tej diskutimet për të si një pretendent për Shtëpinë e Bardhë në 2024.

Ndërkaq përveç votimit për përfaqësuesit dhe guvernatorin e Dhomës së Përfaqësuesve, votuesit në Miçigan duhej të votonin në një referendum për ruajtjen e abortit në kushtetutën e shtetit. Ata miratuan masën, që do të thotë se gratë do të jenë në gjendje të zgjedhin të bëjnë një abort.

Për të marrë shumicën prej 51 senatorësh, republikanëve u duhen 3 vende ndërsa demokratëve 2.  Republikanët morën një goditje në Pensilvani, ku teksa mbeten më pak se 7% e votave për t’u numëruar, ata pritet të humbin një përfaqësues në këtë shtet.  Analistët thonë se këto rezultate zbehin të ashtuquajturën “valën e kuqe” të fitoreve të thella të republikanëve për të cilën fliste ish-presidentit Donald Trump në fushatë. Ndërsa arritjet e demokratëve konsiderohen surprizuese.

Me marrjen e dhomës së ulët, republikanët mund të bllokojnë hetimet ndaj Donald Trump dhe mund të vonojnë ndihmat ekonomike dhe ushtarake për Ukrainën.

GAZETARE: LIVIA KALLFA

PAMJET: REUTERS

Lexo gjithashtu
Total
0
Share