Garë çiklizmi në Tetovë / Phoenix Cycling Team dhe Komuna e Tetovës organizojnë “Kupa e Tetovës”

Klubi i çiklizmit “Phoenix cycling team” në bashkëpunim me Komunën e Tetovës organizojnë garë në çiklizëm. “Kupa e Tetovës” do të quhet ky kompeticion në sportin e çiklizmit, ndërsa garat do të zhvillohen në disa kategori.
“Shpërblimet do të jenë këto. Kupë dhe medalje për tre fituesit në kategori, si dhe medalje për gjithë kategorinë e hobistëve. Starti i garës do të jetë në ora 11:00, në qendër të qytetit. Mbarimi apo finishi i garës do të jetë në të njëjtin vend. Regjistrimi i garuesve bëhet nëpërmjet e-mailit zyrtar të klubit [email protected]. Numrat e garuesve meren nga ora 10:00 deri ora 10:30″, njoftojnë nga Phoenix Cycling Team.
Shtigjet e garës janë si në vijim:
– U 13 – gjatësia 3.8 km, 2 rrethe
– U 15 – gjatësia 5.7 km, 3 rrethe
– Vajzat dhe kadetët – 9.5 km, 5 rrethe
– Master, Junior U – 23 dhe Elite – gjatësia 19 km, 10 rrethe.
Lexo gjithashtu
Total
0
Share