Kandidatja për Rektore të Universitetit të Tetovës, profesorja Myqereme Rusi në Klan Debat, duke prezantuar shtyllat kryesore të programit të saj, vend të veçantë i ka dhënë Unionit të Studentëve. Programi i saj përbëhet prej 5 shtyllave.
“Programi im bazohet në disa shtylla, por në fokus e kam përsëri studentin. Është arsimimi cilësor, shkenca, inovacioni, bahkëpunimi apo bashkëveprimi me universitetet ndërkombëtare dhe gjithë kjo e mbëashtjellë me studentët”, theksoi Rusi.
Sipas profesores Rusi, shtylla e saj për studentët ka të bëjë me organizimin e mirëfilltë studentor përmes unionit të fuqishëm dhe të pavarur./KlanMacedonia