Gara e radhës në Formula 1, Hamilton: I ftohti sfida më e madhe, jam i emocionuar!

Pilotët e Mercedes Lewis Hamilton dhe George Russell besojnë se temperaturat e ftohta do të jenë sfida më e madhe për konkurrentët në Çmimin e Madh të Las Vegas në fundjavë.

Formula 1 po kthehet në një pistë të re në Las Vegas pas më shumë se katër dekada. Për 7 herë kampionin botëror, kjo do të jetë një garë interesante.

“Unë mendoj se sfida më e madhe do të jetë temperatura. Mendoj se kjo është një nga garat më të ftohta, ndoshta më e ftohta që ne kemi bërë që prej një kohe të gjatë. Kemi garuar në klima më të nxehta. Kam garuar kur kam qenë më i ri në klima të ftohta si kjo, si në Skoci, apo në Mbretërinë e Bashkuar. Do të jetë interesante, për më tepër një pistë e re për ne!”

Sipas Russell, temperatura e pistës mund të jetë 15 gradë më e ftohtë se sa cirkuitet ku ata janë mësuAr të garojnë, e kjo mund të ndikojë në fërkimin e mjetit, gomat dhe motorin.

“Jam vërtet i intriguar përpara kësaj fundjave sepse po hyjmë në të panjohurën! Gara natën në Las Vegas, do të jetë shumë më ftohtë se në çdo garë tjetër ku kemi marrë pjesë dhe të jesh brenda qytetit të dritave do të jetë bukur. Garë e egër! Kështu që unë jam thjesht i emocionuar!”

Javen e kaluar, Max Verstappen fitoi titullin e tretë kampion radhazi, por Hamilton ka si synim të dalë i dyti në renditjen e përgjithshme, pozicion që momentalisht mbahet nga Sergio perez me 32 pikë më shumë.

Lufta bëhet edhe për vendin e dytë për konstruktorë, me Mercedes 20 pikë përpara Ferrari-t.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share