Në Lojërat Olimpike Dimërore “Gangwon 2024”, sot është zhvilluar gara në disiplinën e sllallomit të madh ku fitues ka dal francezi Nash Huot-Marchand me rezultatin e përgjithshëm 1 minut, 34 sekonda e 37 të qindtat, i dyti doli skiatori angklez Zak Carrick-Smith me 39 të qindtat më dobët, ndërsa i treti doli austriaku Florian Neumayer.
Sot në garën e sllallomit të madh ka garauear edhe skiatori nga Kosova Klos Vokshi, i cili ishte i pafat, pasi në lëshimin e dytë doli nga shtegu. Në lëshimin e parë doli i 54-ti nga gjithësejt 79 garuesve. Duhet theksuar se pas Vokshit garën nuk arritën të përfundojnë edhe 29 skitarë tjerë.
Ndërkaq në kategorinë e femrave në disiplinë sllallom i madh, në garën e djeshme Lirika Deva,doli e 31-ta.
Pikërisht Klos Vokshi dhe Lirika Deva janë dy skitatorët e vetëm që po e përfaqësojnë Kosovën në Lojrat Olimpike Dimërore për të rinj, që po mbahen në Gangwon të Koresë së Jugut.
Lojërat Olimpike Dimërore “Gangwon 2024”, në Korenë e Jugut, kanë filluar nga data 19 janar dhe do zgjasin deri më 1 shkurt.