Gafa e “Union Berlin” bën bujë në Gjermani/ Shqiptarit i prodhojnë gabim fanellën

Një gabim në sistemin e prodhimit të fanellave të tifozëve është bërë lajm në mediat gjermane. Bëhet fjalë për klubin e “Union Berlin”. Një tifoz shqiptar me emrin Arbër ka porositur një fanelë të Champions, të ekipit gjerman me emrin e tij.

Normalisht çdo gjë duhet të funksiononte automatikisht. Pavarësisht nëse porositësi, kërkon të stampojë emrin e tij, nofkën me të cilën e thërrasin shokët apo emrin e lojtarit të preferuar, makineria duhet të zbatojë komandën.

Mirëpo duket se ajo e klubit të “Union Berlin” nuk njeh shkronjën e tetë të alfabetit të Gjuhës Shqipe, shkronjën Ë. Ose më mirë këtë shkronjë e ka përkthyer në një formë kodi.

Porositësi i fanellës, Arbri e ka publikuar shqetësimini e tij në rrjetet sociale dhe po aty, klubi gjerman është angazhuar se do të bëjë rregullimet e nevojshme.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share