Gabriel Attal, kryeministri më i ri i Francës

Ai bëhet kryeministri i parë homoseksual në këtë detyrë

Gabriel Attal është kryeministri i ri i Francës pas dorëheqjes së Elizatbeth Bonet. 34-vjeçari i emëruar i presidentit Makron është kryeministri më i ri në historinë e Francës. Ai gjithashtu hyn në histori si kryeministri i parë homoseksual që mban këtë post.

Ngritja e tij në politikë ka qenë e shpejtë. Dhjetë vjet më parë ishte një këshilltar i panjohur në ministrinë e Shëndetësisë. Ai është një nga politikanët më të njohur të vendit, dhe përshkruhet nga mediat e huaja si një ministër i zgjuar, i qetë si në publik ashtu dhe në parlament.

Analistët thonë se ky vendim i shefit të Elizesë nuk do të çojë në ndonjë ndryshim të madh të kursit politik. Gabriel Attal pritet të ndjekë nismat e presidentit si reforma e kontestuara e pensioneve dhe emigracionit.

Legjislacioni i miratuar muajin e kaluar për regullat e emigracioni shkaktoi polemika brenda partisë së Presidentit. Ministri i Shëndetësisë, Aurélien Rousseau dha dorëheqjen në shenjë proteste dhe anëtarë të tjerë të kabinetit të krahut të majtë thuhet se kishin planifikuar gjithashtu të largoheshin nga qeveria.

Klan News

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share