Në studion e “Opinion” këtë të Enjte, gazetari Baton Haxhiu theksoi se ashpërsimi i masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha vetëm sa e çoi atë në lidership të opozitës. Sipas tij “nuk mund të ketë lidership të ri, aq kohë sa Berisha del e flet me demokratët nga dritarja e banesës.”
Madje, gazetari theksoi se mbështetësit e Berishës e shohin atë përtej liderit.
Baton Haxhiu: A e di ku do të ishte gabimi më i madh, se sa arresti shtëpiak? Të fusësh në burg Berishën. Berisha dhe i gjithë lidershipi i Partisë Demokratike, e duan këtë njeri përtej liderit. E duan martir. Dhe mbi martirizimin e tij…
Luçiano Boçi: Jo, fare! Nuk është kështu, nuk është kështu.
Baton Haxhiu: Thuaj çfarë të duash. Dhe, vendoset kriteri i ri i lidershipit edhe i politikës.
-Çfarë sjell për opozitën izolimi i Berishës?
Luçiano Boçi: Të replikoj pak me Batonin, se biem në dakord që SPAK-u dhe GJKKO-ja, synimin e tyre politik, për ta eliminuar Berishën, për t’i dhënë goditje autoritetit të tij moral dhe politik, por dhe Partisë Demokratike, kanë dështuar, sepse nuk kanë atë impaktin sipas parashtrimit të Batonit: “Po ta kishim më të agravuar martirizimi do të ishte më i madh”. Ndërkohë që ne që jemi aty, përjetojmë një sulm të pazakontë, paprecedentë kemi thënë, prej vitesh dhe, ky është një fragment kulmor i bërjes së këtij sulmi në bashkëpunim me organet e drejtësisë./tvklan.al