Gabime të panumërta çuan në tragjedinë Koçanit/ Kocevski: Dyshime për korrupsion dhe shpëdorim detyre

Gabime të panumërta çuan në zjarrin që vrau 59 persona kështu deklaroi prokurori publik i shtetit Ljupço Kocevski sot në Kocan. Sipas tij, është zbuluar një zinxhir i veprimeve të pasigurisë dhe gabimeve, që kanë kontribuar në këtë katastrofë. Hetimet përfshijnë më shumë se 30 të dyshuar, përfshirë zyrtarë të lartë të administratës dhe individë të lidhur me organizimin e aktivitetit të kabareve.

PROKURORI PUBLIK I SHTETIT LJUPÇO KOCEVSKI

Ekziston dyshimi i arsyeshëm se si bashkëpunëtorë kanë kryer vepra të rënda kundër sigurisë publike. Të gjithë të dyshuarit, secili në cilësinë e vet, në periudhën nga viti 2012 deri më 16.03.2025, të gjithë së bashku, nuk kanë vepruar fare në përputhje me rregulloret për masat mbrojtëse dhe në këtë mënyrë kanë shkaktuar rrezik për jetën dhe trupat e njerëzve dhe pronën e përmasave të papara. Zinxhiri i mosveprimeve dhe veprimeve të paligjshme të zyrtarëve çoi në përdorimin e mjeteve piroteknike më 16 mars 2025, gjatë performancës së grupit DNK, duke shkaktuar një zjarr, ku humbën jetën 59 persona, gjashtë prej të cilëve fëmijë dhe 197 të plagosur. Përderisa sigurohen provat, hetimi do të përfshijë edhe persona të tjerë të paidentifikuar, të cilët, megjithëse ishin të vetëdijshëm se veprimet apo mosveprimet e tyre mund të kishin pasoja të dëmshme, nuk bënë asgjë.

Nga hetimet ka dalë gjithashtu se disa nga autoritetet, përfshirë edhe ish-ministrin e Ekomonisë Ekonomisë dhe ish-drejtorë të institucioneve të mbikëqyrjes, janë të dyshuar për shpërdorim të detyrës dhe lidhje me korrupsionin. Për më tepër, ka pasur dyshime për pagesa ryshfeti, duke lejuar që një aktivitet i rrezikshëm të vazhdonte pa asnjë kontroll.

PROKURORI PUBLIK I SHTETIT LJUPÇO KOCEVSKI

Ndaj punonjësit të Ministrisë së Ekonomisë ka nisur një procedurë për marrje ryshfeti. Një e dyshuar është pronare dhe menaxhere e një personi juridik që ka krijuar një projekt për funksionimin e një kabareje, edhe pse ajo e dinte se nuk kishte kushte për konvertimin e objektit. Projekti është përdorur vazhdimisht për marrjen e licencave. Është kërkuar ndryshim i projektit dhe ajo e ka bërë pa bërë asnjë kontroll – tha Kocevski.

Ai thotë se tre kryetarët e komunave nga viti 2012 deri në vitin 2025, si dhe dy dy drejtor të dyshuar të drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, i kanë mundësuar kabaresë “Puls” që të funksionojë në kundërshtim me Ligjin për Veprimtaritë Hotelieri.

Komuna ka marrë kompensime nga kabareja – shtoi Kocevski.

Ai tregoi se të dyshuar janë edhe rojet e sigurisë.

PROKURORI PUBLIK I SHTETIT LJUPÇO KOCEVSKI

 Ata lejuan të hynin 650 vizitorë, ishin të paktën 31 fëmijë, një person shiste bileta, pa marrë parasysh moshën, lejuan të miturit të hynin dhe të merrnin pjesë në aktivitet. Rojet e sigurisë nuk e kanë penguar futjen e eksplozivëve në objektin e hotelierisë, edhe pse nuk e kanë pasur lejen e nevojshme për trajtimin e mjeteve piroteknike, as pirotekniku nuk e ka lejuar atë – tha Kocevski.

Dyshime gjithashtu ka edhe nga grupi DNK.

PROKURORI PUBLIK I SHTETIT LJUPÇO KOCEVSKI

Dyshohet se të dyshuarit i kanë aktivizuar mjetet piroteknike rreth orës 02:00 – shtoi Kocevski.

Të dyshuar janë edhe punonjës policie, gjithsej 7, të cilët kanë dhënë pëlqimin nga MPB. Me propozim të prokurorisë sot I është  shqiptuar masa 30 ditë paraburgim për 14 persona përfshirë edhe ish ministrin e ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Ndërkohë pritet e njejta masë tu shqiptohet edhe tre ish kryetarëve të komunës së Kocanit të cilët dje u arrestuan nga policia. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share