ZELENSKY I BERI THIRRJE BANOREVE TE LARGOHEN
G7 ka dënuar ashpër referendumet që po mbahen në katër rajone lindore të Ukrainës duke i cilësuar ato në kundërshtim me Kartën e OKB-së dhe ligjin ndërkombëtar dhe nuk kishin legjitimitet. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u kërkoi banorëve të rajoneve të pushtuara që të fshiheshin nga mobilizimi i Rusisë. Charles Michel, Presidenti i Këshillit Evropian, i ka kërkuar vendeve të bllokut të tregojë solidaritet duke hapur kufinjtë për të gjithë rusët që largohen nga vendi i tyre si pasojë e rektrutimit.
Zyrtarët e mbështetur nga Rusia në Luhansk, Donetsk, Kherson dhe Zaporizhzhia po mbajnë referendume për bashkimin me Rusinë. Grupi G7 i vendeve më të pasura ka dënuar ato që thotë se janë vota të rreme, që po zhvillohen gjatë pesë ditëve.
Grupi i kombeve më të pasura tha se votat e organizuara nga Moska ishin në kundërshtim me Kartën e OKB-së dhe ligjin ndërkombëtar dhe nuk kishin legjitimitet. Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe SHBA-ja e kanë cilësuar frikësimin ndaj popullsisë vendase si flagrant. Ushtarët e armatosur kanë shkuar derë më derë për të mbledhur vota, sipas raportimeve të mediave.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky denoncoi votat e iniciuara nga Moska si një farsë. Ai gjithashtu u kërkoi banorëve të rajoneve të pushtuara që të fshiheshin nga mobilizimi i Rusisë.
“Këto nuk janë vetëm krime kundër ligjit ndërkombëtar dhe ligjit ukrainas, këto janë krime kundër një kombi. Shmangni draft-urdhrat. Përpiquni të lëvizni në territorin e Ukrainës së lirë,” tha Zelensky” . Votat për t’u bërë pjesë e Rusisë u organizuan pasi Ukraina rimori pjesë të mëdha të verilindjes në një kundërofensivë në fillim të këtij muaji.
Charles Michel , Presidenti i Këshillit Evropian, i ka kërkuar vendeve të bllokut të tregojë solidaritet për të gjithë rusët që largohen nga vendi i tyre si pasojë e rektrutimit që nuk duan të instrumentalizohen nga Kremlini. Numri i rusëve që largohen nga Rusia në Finlandë është dyfishuar ditët e fundit krahasuar me javën e kaluar.
Votimi në provincat e Luhansk, Donetsk, Kherson dhe Zaporizhzhia në lindje dhe juglindje, që përfaqësojnë rreth 15% të territorit ukrainas. Në rajonin e Donetskut, pjesëmarrja ishte 23.6%. Mbi 20.5% e votuesve me të drejtë vote në rajonin Zaporizhzhia dhe 15% e atyre në rajonin Kherson votuan të premten. Qendrat e votimit u ngritën edhe në Moskë, për banorët e atyre rajoneve që tani jetojnë në Rusi. Mbështetësit e qeverisë me flamur morën pjesë në mitingje në Moskë dhe Shën Petersburg në favor të referendumeve.
Ndërkaq një komision hetimor i mandatuar nga OKB tha se kishte gjetur prova të krimeve të luftës duke përfshirë ekzekutime, përdhunime, tortura dhe mbyllje të fëmijëve në zonat e pushtuara nga Rusia, pas vizitave në 27 zona dhe intervistave me mbi 150 viktima dhe dëshmitarë.
GAZETARE: LIVIA KALLFA
PAMJET: REUTERS