Futsall: Skuadra çeke Chrudim fitues në grupin 8, “Main Round”

Futsall Shkup pësoi humbje në tre ndeshjet

Me ndeshjet e xhiros së tretë që u zhvilluan mbrëmë, në palestrën “Jane Sandanski” në Shkup përfundoi turneu në futsall në kuadër të grupit 8-të të “Main Round”, të vlefshme pë Ligën e Kampionëve ku morën pjesë kampionët e RMV-së Futsall Shkupi, së bashku me kampionët e Luksemburgut, Diferdanxh, ata të Sllovakisë, Luçenec dhe të Republikës Çeke, Chrudim,.

Në ndshjet e xhiros së tretë u shënuan këto rezultate: Diferdanxh – Luçenec 4-0 dhe Futsall Shkupi – Chrudim 0-3.

Për kampionët e Maqedonisë së Veriut Futsall Shkupi, ky rrugëtim në Ligën e Kampionëve përfundoi me tre disfata. Në ndeshjen e pare pësoi nga Diferdanxh 2-9, në të dytën nga Lucenec 0-4 dhe këtë fundit nga Chrudim 0-3 me gol-averazh 2-16. Në ndeshjen e fundit të zhvilluar mbrëmë të besuarit e trajnerit Ferid Agushi, pësuan disfatë 0:3 nga kampionët çek të Chrudim, për të cilën skuadër gola-shënuas ishin Capinha, Torres dhe Dosha.

Në bazë të renditjes në grupin 8-të, në fazën tjetë kualifikohet skuadra çeke Chrudim.

Tabela përfundimtare e këtij turneu në futsall:

1. Chrudim 3 2 1 0 7

2. Diferdanxh 3 2 0 1 6

3. Luçenec 3 1 1 1 4

4.Futsall Shkupi 3 0 0 3 0

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share