Futboll:Lazio prezanton dy afrimet e reja

Alesio Romanjolin nga Milani dhe Matias Vesino nga Interi

Klubi i Lazios ka prezantuar sot zyrtarisht dy afrimet më të bujshme të kësaj skuadre në merkaton e verës, Alesio Romanjolin dhe Matias Vesino. I pari erdhi nga Milani dhe i dyti nga Interi, si përforcime që rritin ndjeshëm eksperiencën dhe cilësinë në radhët e skuadrës kryeqytetase.

Igli Tare ka prezantuar lojtarët në konferencë për shtyp, duke theksuar se ishin bërë lëvizje të rëndësishme me Lotiton që kishte ndërhyrë personalisht për t’i çuar deri në fund.

Sot për mua është një ditë shumë e bukur. Kemi kënaqësinë që të prezantojmë dy blerje të mëdha, falë edhe ndërhyrjes të presidentit në fazat e fundit të negociatave. Mund të pasurojnë shumë vlerën e kësaj skuadre.

Romanjolin është një kënaqësi ta prezantosh, është ëndrra që bëhet realitet i një fëmije tifoz, që prej vitesh e ka pasur në sirtar këtë dëshirë. Jemi takuar në stadiume të ndryshme. Numëronim vitet për përfundimin e kontratës së tij, është një lojtar me shumë eksperiencë, kapiteni i Milanit, do të jetë një lojtar me rëndësi brenda dhe jashtë fushës së lojës.

Ndërsa Vesino ka qenë një kërkesë e rëndësishme e bërë nga Sarri. Na nevojitej, kishim mangësi në mesfushë. Kemi kënaqur trajnerin me një afrim me shumë vlerë, edhe jashtë fushës së lojës. Ka shumë eksperiencë edhe në nivel ndërkombëtar”, theksoi Tare për blerjet e reja të skuadrës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share