Futbollisti i Prishtinës rrahet në një turne në futboll të vogël

Disa nga futbollistët e Superligës së Kosovës kanë marrë pjesë nëpër turne të ndryshëm në futboll të vogël.

Shumica nga ta edhe pse e konsiderojnë vetën si futbollistë profesionistë, ata rrezikojnë karrierën e tyre dhe rreziku tjetër është se mund të lëndohen dhe klubet e tyre mund ta pësojnë më së rëndi nga ndeshjet që ata po i zhvillojnë në këto turne.

E sapo është zhvilluar finalja në një turne, ku në një ekip kanë qenë Mark Milicaj (Dukagjini), Xhevdet Shabani (Malisheva) dhe Mendurim Hoti (Prishtina).

Ylli i Prishtinës, Medurim Hoti ka qenë protagonist për të keq, pasi pati një përplasje me një futbollist kundërshtar, duke e goditur me kokë e pastaj ndodhi një sherr masiv.

Gjithsesi pas sherrit transmetimi i kësaj finale u ndërpre dhe u fshi nga faqja që po e transmetonte ndeshjen.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share