Futbollisti i Izraelit e krahason fushën në “Fadil Vokrri” me stallë derrash

Kosova e ka mposhtur Izraelin me rezultat 1:0.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Milot Rashica në minutin e 41-të.

Loja u zhvillua në “Fadil Vokrri” në një terren tejet të rënduar shkaku i reshjeve të shiut.

E pas ndeshjes për media u prononcua futbollisti izraelit, Eran Zahavi.

Ai e krahasoi fushën e lojës me “stallë të derrave”.

“Ishte më shumë stallë derrash se fushë futbolli. E kemi ditur se nuk do të jetë lehtë në secilën situatë dhe nuk morëm pikë sonte. Do të japim çdso gjë në ndeshjet me Zvicrën dhe Rumaninë. Gjasat nuk kanë ndryshuar aq shumë. Por natyrisht do të ishte më mirë sikur të fitonim”, tha ai pas ndeshjes.

“Dardanët” pas fitores, tani në grupin I i kanë grumbulluar 10 pikë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share