Futbollisti dënohet me 6 vite burg për drogë

Vendimi për lojtarin e Spartak Moskës u mor nga Gjykata holandeze

Një gjykatë holandeze dënoi me 6 vite heqje lirie sulmuesin e Spartak Moskës Quincy Promes pasi u shpall fajtor për trafik droge. Ish-lojtari i “tulipanëve” nuk ishte i pranishëm në seancat gjyqësore në Amsterdam dhe autoritetet thanë se nuk presin që ai të kthehet në Holandë.

Prokurorët kërkuan 9 vite heqje lirie për përfshirjen e tij në kontrabandën e 1,360 kg kokainë përmes portit belg të Antverpit drejt Holandës në dy dërgesa në 2020.

Gjykata tha se përgjimet telefonike kishin provuar se Promes ishte përfshirë drejtpërdrejt me dërgesat e drogës, të fshehura në kripë të improtuar nga Brazili transportin e tyre të mëtejshëm nga porti.

Avokatët e tij informuan se Promes se do të apelojë dënimin e tij, ndërsa klienti i tyre i ka mohuar për import, eksport, transport dhe posedim të drogës.

Në një tjetër çështje tjetër gjyqësore, ish-lojtari i Ajaksit dhe Sevillas u dënua në mungesë me 18 muaj burg në lidhje me një përleshje në vitin 2020, ku ai goditi me thikë një kushëri në gju. 32 vjeçari ka apeluar edhe këtë dënim gjithashtu.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share