ELEZI DHE RISTOVSKI: KEMI ATMOSFERË DHE ENERGJI POZITIVE
Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut në priteje të dy ndeshjeve kualifikuese për Euro 2024, kundër Ukrainës më 16 qershor dhe Anglisë më 19 qershor vijon përgatitjet sipas plan-programit të seleksionuesit Bllagoja Milevski i cili tani më ka pasqyrë të qartë për formën e reprezentuesve në pragë të këtyre dy sfidave të vështira .
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll me ndeshjen e së premtes kundër Ukrainës nis ciklin e ndesheve kualifikuese të qershorit për EURO 2024, njofton KlanM. Në këtë periudhë është edhe përballja me Anglinë. Pavarësisht se kundërshtarët janë favoritë, futbollistët shprehen optimistë për ndeshjet e radhës.
“Atmosfera te grupi është shumë pozitive dhe të gjithë jemi shumë optimist se të premten mund ta fitojmë ndeshjen. Kur vijmë të luajmë për kombëtaren e Maqedonisë jemi të gjithë të përgatitur maksimalisht dhe të japim gjithçka nga vetja që të festojmë të premten para publikut tonë” – tha Agon Elezi, futbollist i reprezentacionit.
Maqedonia e Veriut, sic njofton KlanM, ndeshjen e fundit kundër Ukrainës e ka zhvilluar në Euro 2020, por futbollisti Milan Ristovski thotë se kjo ndeshje është krejt ndryshe.
“Sigurisht se do të jetë krjetësisht ndryshe edhe pse ka kaluar një periudhë e gjatë pas europianit, megjithatë sigurishtë se edhe ajo ndeshje do të na shërbejë për ndonjë analizë pasi shumica e lojtarëve që luajtën në atë ndeshje do të jenë edhe në këtë ndeshje . Kështu që siç thash luajmë në shtëpi dhe shpresoj se do ta gëzojmë publikun tonë” – tha Milan Ristovski.
Ndeshja Maqedoni e Veriut – Ukrainë zhvillohet të premten me fillim në ora 20:45 në arenën “Todor Proeski” në Shkup. Po në të njëjtën ditë zhvillohet edhe ndeshja tjetër e grupit C, mes Maltës dhe Anglisë. /KlanMacedonia/