Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka bërë debutimin e tij në MLS-në amerikane me fanellën e New England Revolution në barazimin pa gola 0-0 ndaj Kolumbus Kreu në transfertë, e vlefshme për javën 21-të të kampionatit.
Ish-futbollisti i Juventusit e nisi si zëvendësues teksa i mori vendin Traustasonit dhe duke luajtur vetëm 24 minuta lojë.
23-vjeçari shqiptar vjen në SHBA pas aventurës te Tirol si i huazuar nga Juventusi ku në Bundesligën e Austrisë ai u aktivizua gjithsej në kampionat në 28 ndeshje duke shënuar 19 gola dhe duke asistuar 4 herë.
Vrioni në Austri fitoi “Këpucën e Artë” sezonin e kaluar duke u shpallur golashënuesi më i mirë i Bundesligës austriake.