Futboll: Vllaznimi cup 2022, edicioni i 17-të do të jetë ndryshe (VIDEO)

MARRIN PJESË EKIPE NGA I GJITHË RAJONI

Kryetari i Shoqatës Vllaznimi , Idriz Gashi , në një intervist për Klan Maqedoni theksoi se për dallim nga edicionet e kaluara kur ka pasur numër shumë të madh të ekipeve nga shkollat e futbollit, kësaj radhe numri i ekipeve nuk do të jetë në numër shumë madh por do të ketë më tepër cilësi, raporton KlanMacedonia.

“Kemi arritur të seleksionojmë shumë shkolla për vet faktin që të ritet niveli I lojtarëve, të talentëve , sepse ardhja e menaxherëve na detyron të punojmë ndryshe sepse ky turne fal masave dhe përkujdesjes nga FSHF-ja, nga Ministria e sporteve dhe Bashkia e Durrësit ka marrë një përhapje të madhe dhe kërkesat janë të shumta. Por ne duam të risim cilësinë që ekipet që do vine, fëmijët që do vine të jenë kënaqur dhe të ndihen mire” – Idriz Gashi, kryetar i shoqates ”Vllaznimi”

Në këtë turne marrin pjesë grup-moshat nga U-9 deri në U-17, ndërsa për vajzat pa kufizim moshe. Duke marrë para sysh se motoja e turneut është “Të ndryshëm por të barabartë” organizator mundohet që të gjitha ekipet ti nderoj me dhurata, ndërsa pë ekipet më mira do të ketë edhe kupa dhe medalje. /Klanmacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share