Sulmuesi 25 vjecar Vllatko Stojanovski nga dita e sotme edhe zyrtrisht është pjesë e klubit të futbollit Shkëndija. Ai me ekipin kuqezi ka firmosur kontratë një vjecare me te drejtë që ajo të vazhdohet edhe për një vit. Ai sot pritet t’i bashkangjitet ekipit në përgatitje për garat europiane dhe për sezonin e ri 2022/2022 në Ligën e Parë të futbollit vendior
Futbollisti Vlatko Stojanovski është ish fubollist i Metalurgut, RNK Split dhe Renovës , ndërsa ka lujatur edhe në Nims Olimpik të Francës dhe Nova Gorica në Kroaci. Me ekipin e Renovës ka lujatur 47 ndeshje dhe ka shënuar 22 gola.
Stojanovski ishte edhe pjesë e reprezentacionit A të Maqedonisë së Veriut në Euro 2020./KlanMacedonia/