Federata e futbollit evropian UEFA, pas përfundimit të garës në Ligën e Kampionëve ku Manchester City me fitoren 1-0 ndaj Inter, u shpall kampion ka publikuar formacionin e sezonit në Ligën e Kampionëve.
Ajo që është befasia më e madhe nis nga porta, pasi aty sipas UEFA-s është portieri i Real Madridit Thibatu Courtois
Katërshja mbrojtëse përbëhet nga lojtarët që luajtën në finale: Dimarco, Bastoni, Ruben Dias dhe Walker.
Si mesfushor defensivë janë caktuar dyshja e Manchester Cityt Rodri dhe Stones, ndërsa para tyre është vendosur bashkëlojtari Kevin de Bruyne.
Në sulm për ta ndihmuar Erling Haalandin e vetmuar janë caktuar Bernardo Silva dhe Vinicius Junior, që po ashtu ky i fundit mund të jetë një befasi për tifozët.
Formacioni më i mirë sipas UEFA-s: Thibatu Courtois, Dimarco, Bastoni, Ruben Dias, Walker, Cityt Rodri, Stones, Kevin de Bruyne, Erling Haalandin, Bernardo Silva dhe Vinicius Junior
/KlanMacedonia