Futboll: Të shtunën dhe të dielën zhvillohen ndeshjet e baloyazhit për plotësimin e ekipeve në Ligën e Parë dhe të Dytë

Me ndeshjet e xhiros së 33-të u mbyll sezoni  2023/2024,në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë ka mbetur vetëm të zhvillohet ndeshja e balotazhit mes ekipit të Vardarit  dhe Detonit Pllaçkovica  më çka edhe  do të mësohen    12  ekipet  që  do të garojnë në Ligën e Parë të futbollit vendor   në sezonin 2024/2025.
Nga FFM kanë bërë të ditur përmes një njoftimi se ndeshja e balotazhit për Ligën e Parë ndërmjet Vardarit dhe Detonitit do të luhet të dielën në Strumicë, duke nisur nga ora 17:00. 
 
Ndërsa në hapësirat e FFM-s është hedhur shorti për ndeshjet e balotazhit për kualifikimin në Ligën e dytë ku do të luajnë këto ekipe: Boreci i Velesit kampion në grupin Jug, Vëllazërimi Kërçovës kampion në grupin Perëndim, KF Kumanova kampion në grupin Veri, Vardarski nga Bogdanci kampion në grupin Lindje dhe Korabi i Dibrës kampion në grupin Jug-Perëndim dhe  Pobeda e Prilepit skuadra  e pozicionuar   e  14-ta  në renditjen e tabelë së Ligës së dytë.

Ndeshja Vardarski – Korabi do të zhvillohet në Maxhari, Pobeda – Kumanova, do të përballen në stadiumin e  Gjorçe Petrovit, ndërsa Boreci – Vëllazërimi përballen në Manastir. Të  gjitha  ndeshjet  zhvillohen të shtunën (25 maj) me fillim në ora 17:00, takohen

Boreci – Vëllazërimi

Kumanova – Pobeda

Vardarski – Korabi

Lexo gjithashtu
Total
0
Share