Futboll: Te dielën miqësorja RMV – Azerbejxhan

MILEVSKI: ATA KANË INDIVIDUALISTË TË SHKËLQYER DHE JANË AGRESIVË.

Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut, pas barazimit me Finlandën, të dielën do të zhvilloj ndeshjen e fundit miqësore me Azerbejxhanit që është testi i fundit para kualifikimeve për Euro 2024, që fillojnë në mars të vitit 2023. Ndeshja Maqedoni e Veriut – Azerbejxhan luhet të dielën me fillim në ora 14:00.

Seleksionuesi i Reprezentacionit A të Maqedonisë së Veriut, Bllagoja Milevski në pres  conference e sotme  tha se kundër kundër Azerbajxhanit në Arenën “Todor Proeski” do të jenë të hendikepuar pa Bojan Miovski shkaku i smundjes dhe Ezgjan Alioski  për shkaqe objektive .

E di që Azerbajxhani na ka parë mirë, por shpresoj që cilësia jonë do të dalë në sipërfaqe dhe do të arrijmë fitoren. Kam insistuar për kundërshtarë të tillë, të ndryshëm dhe cilësorë, Finlanda është një top reprezentacion, Azerbajxhani luan futboll në dukje ndryshe, por ndeshjet e fundit e konfirmojnë cilësinë e tyre, duket qartë se trajneri po e bën mirë detyrën. Ata kanë individualistë të shkëlqyer dhe janë agresivë” – tha Bllagoja Milevski.

Futbollisti Enis Bardhi për ndeshjen e nesërme tha se ndeshja do të jetë krejtësisht ndryshe  nga  ajo me Finlandën pasi Azebejxhani është në formën shumë të mire, por  dëshira jonë është mbyllim vitin me fitore.

Sot nuk ka favoritë në futboll, na takon neve të luajmë sa më mirë, kemi analizuar takimin me Finlandën, duhet të korrigjojmë gabimet e vogla që kemi pasur, shpresoj për një rezultat pozitiv me Azerbajxhanin”. Kundërshtari është i fortë fizikisht, do t’i sulmojmë dhe dëshirojmë të fitojmë për më shumë besim dhe ta mbyllim vitin me sukses” – deklaroi Enis Bardhi.

Ndeshja Maqedoni e Veriut – Azerbejxhani, luhet në arenë “Todor Proeski” nesë me fillim në orën 14:00. /KlanMacedonia/

Pergatiti: Shaban Sinani

Lexo gjithashtu
Total
0
Share