MEXHIT NEZIRI- NE DO TË JAPIM MAKSIMUMIN
Kampioni i Maqedonisë së Veriut në futboll, Struga Trim Lum pas eliminimit nga garat kualifikuese për Ligën e Kampionëve, garat Evropiane i vazhdon në raundin e dytë të UEFA Konferencë Ligë,s ku të mërkurën për kundërshtarë e kanë Buduqnostin e Podgoricës
Në pritje të ndeshjes së parë të raundit të dytë në Ligën e Konferencës ekipi vazhdon përgatitjet për një paraqitje më dinjitoze pasi konsiderohet favorite. Futbollist Mexhet Neziri për Klan Maqedoni thotë se edhe ndeshja e radhës do të jetë e vështirë, por do të mundohen të krijojnë epërsi që në Podgoricë të udhëtojnë më të qetë.
“Eliminimi nga Liga e Kampionëve ishte shumë e dhimbshme për ne, pasi që ishim shumë afër kualifikimit. Mirëpo ashtu siç e pat edhe ju e humbëm ndeshjen. Tani krejt fokusi dhe kon centrimi është te ndeshja e radhës në Konferencë Ligë. Jemi të vetëdijshëm të gjithë në klub jemi optimist se duhet kalojmë këtë xhiro. Mirëpo siç thashë më herët nuk do të jetë lehtë. Ne do të japim maksimumin do të bëjmë të mirën të krijojmë rezultat sa më të mire të udhëtojmë në Podgoricë ” – tha Mexhit Neziri.
Futbollisti Mexhit Neziri ka një porosi për tifozët struganë
“Premtojmë se do të japim maksimumin të gjithë që jemi në ekip . Shpresojmë dhe jemi shumë optimist se do ta kalojmë këtë raund” – tha Mexhit Neziri, futbollist i KF Struga.
Ndeshja Struga Trim Lum – Buduqnost do të zhvillohet në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër me fillim në ora 17:00. /KlanMacedonia/