GJATË SEZONIT KA REGJISTRUAR 20 FITORE, 8 BARAZIME DHE 2 HUMBJE
Në ndeshjen e javës së 33-të dhe të fundit të kampionatit 2022/2023, klubi i futbollit Struga Trim Lum edhe zyrtarisht u shpall kampion i Maqedonisë së Veriut në futboll. Kupën për titullin e fituar në emër të FFM-së e dorëzoi anëtari i Këshillit Drejtues Xhevat Dibrani. Të pranishëm në këtë festë ishin edhe kreu i FFM-së dhe tw ftuar tw tjerw.
Reshjet e shiut nuk zbehën festën e struganëve për titullin e parë historik – Kampion të Maqedonisë së Veriut në futboll, njofton KlanM.
Përkundër kushteve të motit, në shkallët e stadiumit kishte numër të konsiderueshëm të tifozëve që donin të jenë dëshmitarë të këtij kurorëzimi.
“Sot u kurorëzuam me Kupën e Kampionit dhe kjo duhet të na bëjë të lumtur, por na jepet edhe një obligim që të vazhdojmë të punojmë akoma më fuqishëm” – tha Mendi Qyra.
Për Besart Ibraimin është ky titulli I pestë kampion, ndërsa me 186 gola është golashënuesi më I mirë në historinë e futbollit vendor.
“Kënaqësi të shpallesh kampion me Struga Trim Lum, kur e shehë këtë qytet këtë prezencë të madhe që për momentin është gëzuar. Është një ndjenjë që s`mundet të përshkruhet” – tha Besart Ibrahimi.
Meritor për suksesin historik gjithsesi se janë edhe futbollistë tjerë.
“Shumëi lumtur, shumë lumtur nuk mund ta përshkruaj këtë lumturi” – tha Zija Merxhani.
“Sigurisht se ndihem i lumtur sepse u bëmë kampion me ekipin e vendlindjes time. Është një ndjenjë e veçantë” – deklaroi Besmir Bojku.
Struga Trim Lum, sic njofton KlanM, do ta prezantojë vendin në kualifikimet për Ligën e Kampionëve, ndërsa më 20 Maj, do të përballet edhe në finalen e Kupës së Maqedonisë Veriut. Kundërshtar do ta ketë Makedonija Gj.P. Një shans i shkëlqyeshëm që sezoni i ëndrrave të përmbyllet me titull të dyfishtë. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Shaban Sinani