Futboll: Sot në Ohër luhet miqësorja Struga TL – Tirana

Klubi i futbollit Tirana, sot në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër do të jetë mysafire e kampionit të Maqedonisë së Veriut, Struga Trim Lum, ndeshje e cila për struganët do të jetë testi i fundit para ndeshjes  eliminatore në Ligën e Kampionëve kundër ekipit Zhalgiris në Vilnus

Për djelmoshat e strategut  Shpëtim Duro  kjo ndeshje  do të jetë testi më rëndësishëm  para  sfidë me ekipin nga  Lituania,  pasi  njëmbdhjetshi  që sot  do të zbretë në fushën e gjelbërt mund të jetë ai që do të paraqitet edhe ne  ndeshjet europiane.

Kujtojmë se Struga Trim Lum gjatë fazes përagatitore deri më tani ka zhvilluar dy ndeshje luksi dhe ate me kampionin e Kosovës, FC Ballkani (2-2) dhe kampionin e Shqipërisë, Partizanin (0-1)

Sa i përket ndeshjeve  europiane Struga Trim Lum me 11 korrik do të luaj ndeshjen e parë në transfertë kundër Zhalgiris, e vlefshme për kualifikueset e Ligës së Kampionëve, derisa Tirana me 13 korrik në “Air Albania” do të mirëpret gjeorgjianët e Dinamo Batumi në kuadër të Ligës së Konferencës.

Ndeshja Struga Trim Lum – Tirana do të zhvillohet nesër në stadiumin e qytetit në Ohër me fillim në ora 17:00. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share