Futboll: Sot luhet miqësorja Shqipëri -Lihtenshtajni

Kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë sonte miqësoren e parë të muajit qershor. Kuqezinjtë kanë ushtruar në ditët e fundit nën urdhrat e trajnerit Sylvinho në Stegersbach të Austrisë për t’u bërë gati për miqësoret e këtij muaji, por mbi të gjitha për angazhimet që do t’i kenë në Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.

Ekipi e trajnerit brazilian është gati të zbresë sonte në fushën e blertë për ta testuar veten në miqësoren me Lihtenshtajnin, e cila do të luhet në stadiumin “Haladas Sportcomplex” të Hungarisë.

Më pas, Kuqezinjtë do të rikthehen sërish në bazën stërvitore pas kësaj sfide për të vijuar me përgatitjet.

Miqësorja e dytë e qershorit do të luhet në të njëjtin stadium më datë 7 qershor dhe starton në ora 19:00.

Pas kësaj ndeshjeje kombëtarja do të transferohet në Kaizerau, ku do të qëndrojë përgjatë gjithë Euro 2024.

Ndeshja e sontme ndërmjet Shqipërisë dhe Lihtenshtajnit do të nisë në orën 20:00

Lexo gjithashtu
Total
0
Share