Ndeshja Ukrainë – RMV zhvillohet më 14 tetor në Pragë
Seleksionuesi i reprezentacionit “A” Bllagoja Milevski së bashku stafin e tij sot në hotelin Hilton në Shkup kanë pritur futbollistët të cilët janë ftuar për ndeshjen kualifikuese për “Euro 2024” kundër Ukrainës më 14 tetor që do të zhvillohet në Pragë të Çekisë.
Futbollistët iu kanë përgjigjur ftesës së seleksionuesit Bllagoja Milevski, me këtë të fundit që bëri edhe një ftesë shtesë ditën e djeshme, duke ftuar edhe sulmuesin Erdon Daci. Njëri ndër lojtarët më me provojë në mesin e reprezentuesve tanë është Aleksandar Trajkovski, deklaroi se pikërisht kjo ndeshje me Ukrainën është më rëndësishmja para dy ndeshjeve të nëntorit kundër Italisë dhe Anglisë.
“Sot është dita e parë që grumbullohemi në reprezentacion, na pret një ndeshje shumë e rëndë ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Mendoj se është njëra nga më të rëndësishmet, pasi në nëntor pasojnë ato dy ndeshje shumë të vështira. Mendoj se duhet të fokusohemi për këtë ndeshje shumë mirë, të luajmë, të studiojmë ta analizojmë që thjeshtë ta fitojmë ndeshjen që është shumë e rëndësishme për dy ndeshjet e ardhshme”, tha Aleksandar Trajkovski.
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut deri të mërkurën kur do të udhëtoj në Çeki do të përgatitet në kampion stërvitorë të FFM-së. Ndeshja Ukraina – Maqedonia e Veriut, do të zhvillohet në Pragë, më 14 tetor me fillim në orën 15:00./KlanMacedonia