ARTIM SHAQIRI – NE JEMI DUKE ECUR NJË RRUGË TË MBARË
Skuarda e Maqedonisë së Veriut në kompeticionin e UEFA-s Konferencë Liga, klubi i futbollit Shkëndija, sot ka udhëtuar në Stokholm të Suedisë ku të enjten do të zhvillon ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifiklues kundër ekipit AIK. Klan Maqedoni para nisjes pë në Suedi siguroi deklaratë ekskluzive nga trajneri Artim Shaqiri.
Shefi i stafit teknik të kuqezinjëve tetovar, Artim Shaqiri para nisjes për në Suedi u shprehë optimist se edhe në këtë ndeshje Shkëndija do të paraqitet ashtu si në dy ndeshjte e para dhe shpreson në rezultatet pozitiv edhe pse kanë respektë për ekipin suedez.
“Normalisht ekipi përgatitet për rezultate pozitive, ne jemi duke ecur një rrugë të mbarë, do punojmë që edhe këtë ndeshjen kundër AIK-ut, siç thashë është një ekip për respekt, por respekti siç kam thënë edhe më herët respekti qëndron deri tek vija e fushës, por brenda më vjen keq respekt s’ka për asnjë sepse më shumë respektoj veten se kundërshtarin, kështu që brenda në fushë janë 11 me 11, dhe s’ka dorëzim”, deklaroi Artim Shaqiri –trajner I KF Shkëndija.
Trajneri Shaqiri tha se kanë marrë informacionet e duhura për kundërshtarët nga persona të cilët jetojn dhe veprojnë në Suedi dhe janë njohës të mirë të futbollit.
“Kemi kontaktuar persona nga Maqedonia që jetojnë në Suedi, trajner të cilat punojnë me analizat e ndeshjeve, kështu që kemi pasur një ndihmesë, një pasqyrë për kundërshtarin, shpresojmë që kur do mbërrijmë në Stokholm do takohemi me persona që mund të na japin informata, do me thënë çdo informacion që vjen është i mirëseardhur”,deklaroi Artim Shaqiri –trajner I KF Shkëndija .
Ekipi kuqezi deri të enjten do të zhvillon edhe dy senaca stërvitore në stadiumin ku edhe do të zhvillohet ndeshja të enjten në ora 19:00./KlanMacedonia/