Shkëndija doli fituese në ndeshjen e tretë kontrolluese që sot u zhvillua në Antalia në kaudër të përgatitjeve pë sezonin pranveror të kampionatit. Kuqezinjtë mundën skuadrën letoneze Liepāja 1-0, me një gol të vetëm që e shënoi prurja e fundit Ronaldo Webster në pjesën e dytë të ndeshjes më saktësisht në minutën e 65-të kur Krstevski arriti të rëmbente një top, ndërsa pasi portieri ndali goditjen e tij përfiton Webster që godet saktë për epërsi 1:0.
Trajneri Jeton Beqiri ndeshjen e sotme e kishte filluar me këtë formacion : Amzai, Kocev, Meliqi, Cake, Velija, Qaka, Totre (c), Krasniqi, Çinari, Shala, Aganspahiç..
Në pjesën e dytë trajneri Beqiqi ka inkuadruar edhe futbollistë tjerë si Adili, Rexhepi, Krstevski, Webster, Ademi. Dita, Ramani, Nuhija, Jakupi e Kurti, si dhe Florent Ramadani që ka luajtur vetëm 3 minutat e fundit, duke shënuar rikthimin e tij pas pauzës së gjatë shkaku i dëmtimit.
Ndeshjen e radhës Shkëndija do të zhvillon më 9 shkurt me Dinamo Kiev, ndërsa pas asaj ndeshje ekipi do të kthehet në vend për të vazhduar fazën e fundit përgatitore deri më 18 shkurt, kur edhe fillon pjesa e dytë e kampionatit 2023/2024
SHKËNDIJA-LIEPĀJA 1:0 (0:0)
Stadiumi “Emirhan Sport Center” Side – Antalia
Golashënues: Webster 65’ (Shkëndija)
SHKËNDIJA: Amzai, Kocev, Meliqi, Cake, Velija, Qaka, Totre (c), Krasniqi, Çinari, Shala, Aganspahiç.Luajtën edhe: Adili, Rexhepi, Krstevski, Ademi, Webster, Dita, Ramani, Nuhija, Jakupi, Kurti, Ramadani.
Trajner: Jeton Beqiri