Futboll: Shkëndija mbetet në garë për titullin kampion

QATIP OSMANIDUHET TË VAZHDOJMË ME FITORE

 Në ndeshjen e pare të javës së 28-të në Ligën e pare të futbollit vendor, Shkëndija në Shtip, mundi Bregallnicën me rezultat minimal 1-0. Me këto tre pikë “kuqezinjtë” vazhdojnë betejën për titullin kampion.

Shkëndija, pas fitores së djeshme kundër Bregallnicës në Shtip, mbetet pretendent serioz për titullin kampion i Maqedonisë së Veriut për sezonin 2022/2023. Pas ndeshjes trajneri Qati Osmani për kanalin zyrtar të Shkëndijës tha se kjo fitore ka vlerë të madhe pasi skuadra mbetet në garë për titullin kampion.

Fitorja ndaj Bregallnicës na len në garë për titullin kampion. Mendoj se me fitoren e sotme ajo rrugë është edhe më afër, por e përsëris se ka akoma plotë ndeshje, ne duhet të vazhdojmë me fitore dhe t’ja arrijmë qëllimit“  – tha Qatip Osmani.

“Kuqezinjtë” edhe në këtë ndeshje dominuan në lojën, ndërsa gëzon fakti se të gjitha repartet e skuadrës ishin në nivelin e duhur.

“Mirë e thatë, kemi dominuar, pjesa e parë ishte më e mirë se e dyta. Por në pjesën e dytë më gëzoi fakti se në defanzivë luajtëm shumë mirë, përveç një rastit nuk i lejuam kundërshtarit asnjë hapsirë për të na rrezikuar. Pas golit tonë mendoj se në mënyrë perfekte menaxhuam lojën, duke sulmuar kundërshtarin lartë në pjesën e tyre dhe nuk lejuan aksione para portës tonë“ – tha Osmani.

Shkëndija që të mërkurën para tifozëve vendas, ka një ndeshje të vështirë me Sileksin e Kratovës. Katër ndeshjet  tjera  të javës së 28-të zhvillohen  sot. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Shaban Sinani

Lexo gjithashtu
Total
0
Share