Shakhtar Donetsku po i kërkon 35 milionë euro për superyllin e vet, Mykhaylo Mudryk.
Specifikisht, klubi ukrainas po thuhet se po e kërkon këtë shifër nga lideri i Premier Ligës, Arsenali.
Raportet e njëjta thonë që trajneri i Topçinjve, Mikel Arteta, është i gatshëm që ta sjellë në Emirates talentin e ri.
Sidoqoftë, edhe klube të tjera thuhet të jenë alarmuar për performancat e mira të tij.