Futboll: River Plate siguroi titullin e 38-të kampion të Argjentinës!

Skudra e River Plate është matematikisht kampion i Argjentinës, ndonëse kanë mbetur edhe dy javë nga përfundimi i kampionatit.

Në ndeshjen e fundit, atë ndaj Estudiantes, skuadra e River Plate fitoi me rezultatin 3-1 duke siguruar titullin kampion, ndërsa u shkëput me 9 pikë diferencë nga vendi i dytë, që mbahet nga Talleres.

Një triumf historik ky për River dhe për Martin Demichelis, i cili triumfoi në kampionat në debutimin e tij si trajner i klubit të Buenos Aires.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share