Futboll: Otrant Olimpik ekipi i dytë shqiptar në Ligën e Parë të Malit Zi

Në  kampionatin  e ri  2024/2025, në Ligën e Parë  të Malit Zi   do të  jetë edhe  klubi i  futbollit  Otrant Olimpik  i Ulqinit, pasi në ndshjen e balotazhit  pas  fitores në takimin e parë  1-0 si vendas, kundër Mladostit,  mbrëmë ndeshjen kthyese në stadiumin e Federatës së futbollit të Malit Zi, barazoi 2-2   dhe me  rezultatin e përgjithshën nga  të dyja nndeshjet  siguroi kualifikim  në elitën e futbollit të Malit Zi që paraqet  sukses historik pë ekipin ulqinak.  

Me kualifikimin e  ekipit ulqinak në  Ligën e Parë të Malit  Zi në mesin e 10 ekipeve sa numëron liga  tani janë edhe  KF Deçiqi nga Tuzi kampion i vendit dhe Otrant Olimpik i Ulqinit

Skuadra tjetër  që ka  siguruar  kulifikim në Ligën e Parë të Malit Zi është edhe  ekipi Jedistvo  nga  Bijello Polje.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share