Futboll: Mësohen datat kur nisin përgatitjet e ekipeve

Shkëndija nisë më 4 janar, shkupi më 8 janar, struga tl më 9 janar

Me përfundimin e pjesës vjeshtore më 11 dhjetor të gjitha klubet e Ligës së Parë janë në pushimin e merrituar deri pas festës së Vitit të Ri, në javën e parë të janarit kur edhe pritet të fillojnë me përgatitje për pjesën e dytë të kampionatit që do të fillon më 19 shkurt 2023..

Kampioni vjeshtor klubi i futbollit Struga Trim Lum, ka caktuar 9 janarin kur duhet të grumbullohet për fillimin e fazes së parë përgaditore. Sipas drejtorit sportiv Besar Isakut “Grumbullimi i parë i ekipit është caktuar për datën 9 janar, ndërsa janë në bisedime me 2-3 lojtar, por tani pë tani nuk ka asgjë konkrete”. Kujtojmë se Struga Trim Lum pjesë parë të kampionatit e përfundoi në pozitën e parë me 11 fitore, 4 barazime dhe 2 humbje duke grumbulluar 37 pikë.

Nga ana tjetër kampioni në fuqi  FC Shkupi, përgatitjet pë sezonin pranoveror do ti nis më 8 janar. Menaxhri i përgjithshëm Emir Shabani tha se “Nga data 8 janari deri më 14 janar do të punojnë në Çair, ndërsa nga 15 deri më 25 ekipi do të transferohet në Ohër, faza e fundit do të zhvillohet nga 28 janari deri më 12 shkurt do të zhvillohet në Turqi”. FC Shkupi në pjesën vjeshtore me 34 pikë renditet e dyta.

Klubi i futbollit Shkëndija do t’i rikthehet punës më 4 janar 2023, kur startonë me përgatitjet për sezonin pranveror. Ekipi si gjithmonë ditët e para do ti kalojnë me testime të ndryshme dhe kontrolle mjekësore, ndërsa më pas do të fillon edhe me senaca të rregullta stërvitore në bazë programit të shefit të stafit teknik që drejtohet nga Qatip Osmani. Shkëndija në pjesën vjeshtore me 28 pikë pozicionohet e treta në renditjen tabelore.

Gjithësesi se në javën e parë të janarit me përgatitje do të nisin edhe ekipet tjera  të Ligës së Parë sipas  plan programit të hartuar  nga stafet e tyre teknike.

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share