Futboll: Maqedonia barazoi kundër Moldavisë në miqësoren e zhvilluar në Antalia

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll në ndeshjen e para miqësore në vitin 2024, ka barazuar me Moldavinë 1-1 në takimin e zhvilluar në Antalia të Turqisë .

Autor i golit për reprezentacionin tonë ishte Bojan Miovski në minutat shtesë të pjesës së parë, kur kapiteni Enis Bardhi goditi nga distanca, ndërsa devijimin e topit nga portieri, sulmuesi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut e shfrytëzoi më së miri, duke e çuar topin në rrjetë.

Ndërkohë goli i Moldavisë erdhi në minutën e 82-të me Damasçan që barazoi shifrat më një gol mjaftë të bukur.

Seleksionuesi Bllagoja Milevski provoj futbollistët e tij në këtë kontrolluese, teksa minutat e para i kishte edhe prurja e re, Lirim Qamili, i cili u aktivizua në pjesën e dytë.

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut ndeshjen e radhës kontrolluese e luan pas tre ditëve sërish në Antalia ndaj Malit të Zi./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share