Përfaqësuesja e Malit Zi mundi Maqedoninë e Veriut në ndeshjen miqësore që u zhvillua në Antali. Autor i golit të vetëm ishte Stevan Jovetiq në minutën e 45 të pjesës së parë
Në pjesën e parë Maqedonia e Veriut ishte më aktive më tepër posedoi topin, krijoi edhe një rast nëpër mjet të Elif Elmaz, por Mali Zi kaloi në epërsi në minutën 45 të pjesë së parë pas krosimit nga këndi të Driton Camajt në zonë e rreptësisë Stevan Jovetiq me goditje me kokë tundi portën e Stole Dimitrievskit për 1-0.
Në pjesën e dytë dy reprezentacionet u munduan të krijojnë ndonjë rast por pa sukses meqë loja zhvillohej kryesisht me mesfushë. Marrë nëpër gjithësi fitorja e malazezëve është merituar edhe pse barazimi do të ishte më real. Më këtë fitore përfaqësuesja e Malit Zi barazoi numrin e fitoreve me Maqedoninë veriut pasi në katër ndeshje të zhvilluara miqësore dy përfaqësueset kanë nga dy fitore
Kompleksin sportiv Mardan në Antali
Referoi arbitri turk Zorbay Kucuk
Golashënues: Stevan Jovetiq 45’
Ekipet luajtën me këto formacione:
RMV-ja: Dimitrievski, Zajkov(Serafimov), Musliu, Velkovski, Alijoski, Çurlinov (Dimovski), Kostadinov (Mitrovski), Atanasov (Qamili), Enis Bardhi (Kap), Elmaz (Trajkovski)dhe Mioski (Ristovski)
Seleksionues Bllagoja Milevski
MALI ZI: Sharkiq, Vukçeviq (Veshoviq), Saviq, Vujaçiq, Radunoviq, D.Bakiq (M.Bakiq), Lonçar (Jankoviq), Jovoviq (A.Marushiq), Jovetiq (Brnoviq), Driton Camaj , Mugosha (Krstoviq)
Seleksionues Robert Prosineçki