Futboll: Maksimov afër transferimit në Austri, dëmshpërblim prej 300 mijë eurosh për kuqezinjtë?!

Futbollisti i Shkendijës dhe i kombëtares së Maqedonisë për të rinj, Metodi Maksimov është afër që të transferohet në Austri.

Përmendet skuadra e Lask Linz-it, klub i cili u interesua për futbollistin gjatë afatit kalimtar të verës, por më pas tetovarët nuk e lejuan të largohej.

Flitet se për këtë transferim Shkëndija do të marr dëmshpërblim prej 300 mijë eurosh, shumë jo aq e vogël për kushtet në Maqedoni.

Kujtojmë se Maksimov erdhi te Shkendija në janar të vitit 2023 nga Rabotniçki për një shumë prej 50 mijë eurosh, siç flitej në atë kohë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share