Futboll: Makedonija Gj.P, barazoi me Besën 1-1 në ndeshjen e fundit kontrolluese

Vetëm një javë para  fillimit të sezonit pranverorë të kampionatit në Ligën e pare dhe  të dytë në futbollin vendor sot në stadiumin e Gjorçe Petrovit ndeshje kontrolluese kanë zhvilluar Makedonija Gj.P anëtare e elitës së futbollit  dhe  klubi i futbollit Besa e Dobërdollit kampione vjeshtore në Ligën e dytë. Pas 90 minutave  lojë ndeshja  e fundit  kontrolluese ka përfunduar me barazim  1-1.  Autor të  golit për ekipin nga Dobërdolli ishte  prurja  më re Emir Skenderi i cili erdhi pikërisht nga ekipi Gjorçe Petrobit, ndërsa  ka  barazuar Xhonatan Balotelli.

 Në bazë të lojës së dy ekipeve mund të thuhet se Besa është rrugën e mire për të vazhduar rrugëtimin e sukseseve edhe në pjesën pranverore  drejtë realizimit të aspiratave të veta për kualifikim në Ligë të pare, ndërsa Makedonija Gj.P e cila nuk është në nivelin e dëshiruar do ta  ketë vështirë që të siguron mbijetesë. Në xhiron e 19-të Makedonija Gj.P është nikoqire e ekipit tetovar Shkëndija.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share